Connect Albania shpk

Kërko

Shko te përmbajtja e faqes

Gjeotermia

Energji alternative

HI

Ç’ËSHTE GJEOTERMIA
Gjeotermia eshte ajo dege e gjeologjise qe studion tërësinë
e fenomeneve natyrore që përfshihen në prodhimin dhe përcjelljen e nxehtësisë që buron nga brendësia e tokës,kjo nxehtësi që buron nga nëntoka mund te shfrytëzohet për të prodhuar energji duke shfrytëzuar ndryshimet e temperaturës ndërmjet shtresave të ndryshme të terrenit si për të ngrohur ashtu edhe për të ftohur nëpermjet një pompe nxehtësie që punon me lëngun që përmban cirkuiti i impiantit të ngrohjes dhe kondicionimit. Duke depërtuar në thellësi të tokës kjo nxehtësi rritet fale energjisë gjeotermike që nga qendra e tokës del në siperfaqe, terreni gjithashtu ngrohet falë diellit dhe është në gjendje të thithë rreth gjysmën e energjisë që merr. Do marrim në konsiderate atë që përkufizohet si “gjeotermi me entalpi te ulët” e cila mund të shfrytezohet në ndërtim civil ose tregtar, term teknik ky i cili merr parasysh shfrytëzimin e nëntokës si serbator termik nga i cili nxirret ngrohtësi në dimër ndërsa në verë mbahet i mbyllur. Në baze të këtij koncepti është e lehte të kuptohen aresyet për të cilat sistemi është i shfrytëzueshëm në cdo zonë.

IMPIANTI I NGROHJES DHE I FTOHJES

Përdoren makina të quajtura pompa nxehtësie (funksionojnë me energji elektrike dhe thithin energji) është e mjaftueshme për një ngrohje dhe ftohje të plotë të ambienteve më përmasa të ndryshme dhe kanë avantazhin se prodhojnë energji me shumë se sa kërkohet për të funksionuar, sepse sistemi thith nxehtësi nga nje mjet i jashtëm dhe funksionon në shumicën e rasteve pa nevojën e kaldajave për një prodhim termik shtesë gjatë periudhave më të ftohta.

ELEMENTËT KRYESORË TË IMPIANTIT
Elementet kryesore të një impianti ngrohjeje/ftohjeje janë pra të përbëra nga:-sonda gjeotermike të futura në tokë (shpim vertikal thellësia varion nga 50 deri në 150m në funksion të energjisë së kërkuar.-një impiant në pus si alternativë për sondat e futura në tokë, përbëra nga dy puseta, njera për njerrje pajisur me një pompë zhytësedhe tjetra për dërgim.-nga të ashtuquajturit "kolektorë horizontalë" në altrenativë me dy të sistemet e para, përbërë nga tuba plastikë që krijojnë një serpentinë të futur në tokë horizontalisht në një thellësi rreth 1.5 metra.Sistemi me kolektor horizontal ka përparësitë ketë kosto për realizim të kufizuara por paraqet një anë negative që vjen si rrjedhojë e sipërfaqes së madhe të përdorur që bëhet e pamundur për t'u ndërtuar.-njësi e jashtme autokondesim për sistemin ajër/ujë.-nga pompa e nxehtësisë e instaluar në brendësi të ndërtesës (e përdorshme për të gjitha llojet e sistemeve të treguara më lart)-nga sistemi i shpërndarjes së nxehtësisë në ambjent përmes të ashtuquajturve "terminalë me temperaturë të ulët" (sistemi më i mirë është i pajisur me impiant me panele rrezatues (radiant))Impianti mund të jetë i integruar ose me integrim me sisteme tradizionale ose tradicionale plus solarë termikë.Realizimi i një impianti gjeotermik të plotë (ngrohje+ftohje) është pa dyshim një nga zgjidhjet më të leverdisshme, për sa ka një kohë më të vogël amortizimi të kostos së impiantit . Disa të dhëna tregojnë se në fakt kostoja specifike mesatare për njësi e nxehtësisë së prodhuar baraz me 1/3 e asaj të një impianti tradicional me kaldajë me gazoil dhe 1/2 e asaj të një impianti tradicional me kaldajë me metan (ndërtesë me izolim mesatar).
Lloji i impiantit kosto (€/vit) kursim me gjeotermike.Gjeotermik/ftohje pasive 951Tradicional 2.088 54%GPL/kondicionim tradicional 4.437 79%Gazoil (naftë) / kondicionim tradicional 3.767 85%


Kthehu te përmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore